Prokuroria shpalli pretencën për 4 të rinj të përfshirë një vit më parë në skenarin e vrasjes me pagesë të aktorit Mishel Prela Manoku.

Mbi 32-vjeçarin u qëllua 8 herë me armë zjarri dhe pas luftës për jetën në spital ai ia doli që të mbijetojë, edhe pse nga atentati i organizuar nga fqinji i tij ai mbeti i paralizuar. Për Ervin Zallumin, i cili është porositësi i këtij atentati për hakmarrje, prokuroria kërkoi 18 vjet burgim.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar nga i cili përfitojnë të katër të akuzuarit, prokurori Adriatik Cama propozoi që Zallumi të dënohet me 12 vjet burgim. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për vrasësin me pagesë Shkëlzen Buci.

Ndërkohë që për Ermir Tolën u kërkua 8 muaj burgim. Për dëshmitarin e drejtësisë Miklear Tola, i cili mori pjesë në atentat duke spiunuar axhendën e objektivit, ai fitoi nga marrëveshja dhe u kërkua shpallja fajtor e tij dhe dënimi me 1.4 vite burgim.

Por jo vetëm vitet e pakta, por edhe marrëveshja e bashkëpunimit dhe gjykimi i shkurtuar u bënë shkak që familjarët të kundërshtojnë prokurorinë.

E ëma e Mishel Prelës, Fatmira Manoku tha: “Të dënosh një killer me 12 vjet burg është turp i botës. Nuk kishte arsye për këtë dënim. Ai është vrasës me pagesë, për çfarë u pendua ai?”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA