Një person është arrestuar këtë të dielë, vetëm pak orë pasi qëlloi në ajër me armë zjarri, gjatë një konflikti në një lokal nate në plazhin e Dhërmiut.
Policia ka mundur të identifikojë autorin, Emiljano Nina, 23 vjeç nga Tirana, si dhe i ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, me dy fishekë.
Nga veprimet e para hetimore mësohet se i dyshuari i arrestuar është konfliktuar për motive të dobëta dhe të hershme me një tjetër shtetas, e më situata është përshkallëzuar me 4 herë të shtëna në ajër me armë zjarri.
Nga të shtënat, sipas njoftimit të policisë nuk ka pasur persona të lënduar. Ai do të hetohet tashmë për veprat penale të “mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “prishjen e qetësisë publike”.
Top Channel