Mungesa e barrierave mbrojtëse në segmentin rrugor Fier-Cakran është një problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve.
Ky aks rrugor, me një gjatësi prej 25 kilometrash, në pjesën më të madhe të tij është i pasigurtë. Vetë terreni i thyer i kthen në domosdoshmëri barrierat, të cilat tashmë janë vjedhur dhe zhdukur së bashku me sinjalistikën anësore të rrugës.
“Tre muaj ndenjën barrierat dhe i hoqën. Ka shumë rrezik për shoferët”, deklarojnë shoferët.
Fakti që rruga është në gjendje të mirë përsa i përket infrastrukturës, bën që rreziku i aksidenteve të rritet, sepse mjetet lëvizin me shpejtësi të madhe.
Kjo sjell domosdoshmërinë e vendosjes së barrierave mbrojtëse dhe bashkë me to edhe të tabelave orientuese.
Top Channel