22/11 15:03
Kryeministri Edi Rama është takuar në Sofje të Bullgarisë me homologun e tij kinez, Li Keqiang.
Rama ndodhet në Sofje ku do të zhvillohet samiti, në kuadër të nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën Qendrore dhe Lindore, e njohur si Nisma 16+1.
Mësohet se fokusi i takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.
“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë”, shkroi Rama në “Facebook”.
Top Channel