Agron Korça së bashku me familjen e tij jetojnë në Pogradec, por 3 muaj të vitit ata i gjen në Malin e Gaferrit, duke mbledhur bimë mjekësore në lartësinë 1700 metra, punë e cila u shërben për të jetuar gjatë gjithë vitit.

“Kur punon te të tjerët, të shfrytëzojnë dhe pagesën e bëjnë sipas qejfit. Kështu është më mirë. Me këtë ushqehemi”, tregon Agroni.

Kryesisht, familja grumbullon ferrën e butë, murrizin, dëllinjën, tërfilin, të cilat më pas grumbullohen nga kompani të mëdha dhe eksportohen. Pavarësisht se puna është e vështirë, siguron të ardhura të kënaqshme.

Interesi për bimët mjekësore është shtuar dhe kjo ka bërë që të nisë edhe kultivimi i tyre në fusha, por krahasimi me bimët e malit dhe vetitë e tyre është i pamundur. Bimët grumbullohen dhe thahen në mal. Pasi mbaron vera, grumbulluesit zbresin nga mali dhe tregtojnë bimët mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA