Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës dytësore Tërnovë-Bulqizë. Automjeti “Mercedez Benz”, ka përfunduar rreth 20 metra poshtë rrugës dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, si edhe Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur se drejtuesi i automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA