![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/gettyimages-2194383933_sd-800x450.jpg)
11/02 23:59
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë aktivitetit “Forca e ligjit në veprim: arritje dhe sfida”, të mbajtur paraditen e së enjtes, deklaroi se, “politika po sulmon me papërgjegjshmëri politike Policinë e Shtetit”.
“Lufta për një shoqëri më të sigurtë nuk është e thjeshtë dhe më vjen keq që politika, me papërgjegjshmëri politike, sulmon Policinë e Shtetit”, theksoi Xhafaj në fjalën e tij.
Ministri shtoi se “është e papranueshme që policia të konsiderohet forca e krimit apo narkopolicia”.
“Nuk e prisnim që një pjesë e politikës të reagonte kështu ndaj rezultateve pozitive në luftën kundër krimit. Akuzat ndaj policisë janë kundërproduktive”, nënvizoi Xhafaj.
Top Channel