Luan Kaloci, prokurori i Apelit të Tiranës, i cili garonte për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e humbi provën e vetting-ut.

Kaloci, i cili më herët ka qenë prokuror në Elbasan gjatë kohës kur atje gjykoheshin bandat e vitit 1997, u rrëzua për shkak të pasurisë, që si ai ka penalizuar edhe 6 të tjerë, aktualisht të shkarkuar. Prokurori nuk ishte i pranishëm, ndërkohë që u përfaqësua nga avokati i tij.

Gjatë seancës dëgjimore rezultoi se prokurori, në një nga deklaratat e pasurive të vitit 2003, rrëfen si të ardhura 5,2 milionë lekë të fituara në lloto sportive nga i biri. Komisioni i Pavarur i Kualfikimit konstatoi se kjo shumë më pas ishte deklaruar mes të tjerave si shpenzim për blerjen e një shtëpie në Tiranë.

Ndërkohë, KPK deklaroi se prokurori kishte harruar të deklaronte 3 llogari bankare, si edhe ka mospërputhje me të ardhurat për blerjen e një dyqani.

Gjatë ditës u dha vendim pozitiv për gjyqtaren Alma Brati, e cila u konfirmua në detyrë pasi i përmbush të treja komponentët. Edhe zonja Brati është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Deri më tani kanë kaluar me sukses “sitën” e vetting-ut 15 njerëz të drejtësisë, ndërkohë që 5 kanë ngelur. Së shpejti pritet të dalë para vetting-ut gjyqtari i lartë Admir Thanza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA