Trump ultimatum OPEC-ut: Ulni çmimin e naftës tani!

05/07/2018 18:58

Anulimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, ka bërë që mes dy vendeve të fillojnë edhe përplasjen në distancë.

Fillimisht ka qenë një zyrtar iranian që deklaroi për Reuters se çmimi i naftës do të shkojë mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa akuzoi për këtë presidentin Trump.

Gjithsesi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi menjëherë në Twitter, ku i kërkoi në mënyrë indirekte Arabisë Saudite që të ndërhyjë për të ulur çmimin e naftës.

“Monopoli i OPEC-ut duhet të kujtojë se çmimi i naftës është i lartë dhe se ata nuk po bëjnë asgjë për të ndihmuar. Ata duhet të kujtojnë se po ngrenë çmimet e naftës, në një kohë që SHBA-të mbrojnë popullin e tyre për shumë pak dollarë. REDUKTONI ÇMIMIN TANI!”, shkroi Trump në Tëitter.

Kjo deklaratë e udhëheqësit amerikan u lexua si një sinjal për Arabinë Saudite, që duhet të rritë prodhimin, në këmbim të mbrojtjes amerikane nga armiku i tyre i përhershëm, Irani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA