22/11 15:03
Kryeministri Edi Rama, vetëm disa minuta pasi ambasadori amerikan Donald Lu tha se policia dhe prokuroria kanë dështuar në kapjen e Balilit, u përgjigj duke thënë se ky person do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë.
“Unë e kuptoj shqetësimin e ambasadorit (Donald Lu) për Balilin dhe pa diskutim që kapja e këtij personazhi është domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh, por të mos harrojmë se vetëm pak vite më parë ishte drejtor transporti”, deklaroi Rama.
“Sot është në kërkim dhe patjetër që, në bashkëpunim me partnerët, ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë, siç tregojnë edhe shembujt e vendeve të tjera kur bëhet fjalë për persona të kësaj natyre”, tha Rama.
Top Channel