Krahina e Zagorisë prej 1 muaji ka marrë statusin e parkut natyror. Me një sipërfaqe prej 24.600 ha, të ndarë në dy zona me prioritet të diferencuar, parku do të synojë mbrojtjen pasurisë së florës dhe faunës së zonës dhe orientimin e krahinës drejt ekoturizmit, si një prioritet i së ardhmes.

Në zonën qendrore të parkut pritet të zbatohet shkalla më e lartë e mbrojtjes. Por kjo, sipas banorëve, është edhe zona më e dëmtuar gjatë dekadave të fundit. Masivi i dendur i vënjave, halorëve të rrallë të Zagorisë mbi fshatin Hoshtevë ka degraduar prej prerjeve pa kriter, thotë Llukan Saqellari. Ai pret që statusi të garantojë mbrojtjen e kësaj bimësie tipike.

Zbatimi i shkallës së dytë të mbrojtjes pritet të nxisë investimet për rritjen e shërbimeve turistike, ndërsa ligji i jep mbështjeje iniciativave të reja agroturizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA