Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi mbrëmjen e së mërkurës ka goditur me thikë një 63-vjeçar për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në lagjen “8 Shkurti”, ku pas konfliktit të çastit shtetasi Xhevat Bregu goditi me thikë shtetasin P.GJ, duke e lënë këtë të plagosur e duke u larguar nga vendngjarja.
I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia u njoftua për ngjarjen dhe gjatë mesnatës arritën të kapnin autorin e plagosjes, i cili tashmë do të hetohet për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje e armëve të ftohta”, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier.
Top Channel