Mot i mirë në të gjithë vendin
05/07/2018 09:32
Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon në kushtet e motit të kthjellët, por vranësira të lehta shfaqen në zonat lindore.
Pasditja dhe orët e mbrëmjes paraqiten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore, por vranësirat bëhen të dukshme në zonat Lindore .
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në zonat malore.
Top Channel