Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “hapin zjarr” ndaj botës me tarifat e reja tregtare, ndërsa Kina do të përgjigjet sapo ato të hyjnë në fuqi.

Ky ishte reagimi i Kinës, i përçuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng, ndërsa është fare pranë afati i aplikimit të tarifave amerikane.

Uashingtoni ka vendosur tarifa 34 miliardë dollarëshe mbi mallrat kineze, që hyjnë në fuqi të premten.

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do ta përshkallëzojë konfliktin tregtar me tarifa të tjera për 450 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze nëse Pekini reagon, e Kina ka premtuar pikërisht këtë.

Kina tha se nuk do të qëllojë krismën e parë, por do të reagojë menjëherë pasi SHBA-të ta bëjnë këtë. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregitsë, Gao Feng tha se tarifat amerikane do të godasin zinxhirët ndërkombëtare të tregtisë, përfshirë kompani të huaja.

“Nëse Amerika implementon tarifat, ato do të prekin kompani nga të gjitha vendet, përfshirë kompani kineze dhe amerikane. Masat amerikane godasin zinxhirët globalë të furnizimit dhe vlerave. Me pak fjalë, Shtetet e Bashkuara po hapin zjarr ndaj të gjithë botës”, deklaroi Feng.

Ai përsëriti qëndrimin e Pekinit se, Kina nuk do të trembet dhe as përkulet para kërcënimeve e shantazhit, por do të mbrojë me vendosmëri tregtinë e lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA