Kokainë e heroinë, 3 të arrestuar dhe dy të proceduar në liri

05/07/2018 12:54

Policia e Shtetit ka përfunduar me sukses dy operacione antidrogë në Vlorë e Sarandë, që kanë çuar në arrestimin e 3 shtetasve në flagrancë dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.

Në operacionin “Red” është arrestuar 28-vjeçari nga Vlora, Dashamir Ademi, si dhe dy persona të tjerë, D.B. dhe M.L., të cilët janë kapur në flagrancë duke blerë prej Ademit një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Blerësit, 20 dhe 30 vjeç respektivisht dhe banues në Vlorë, po procedohen në gjendje të lirë.

Në momentin e dorëzimit të lëndës narkotike janë sekuestruar 59 doza heroinë, 23 doza kokainë dhe një sasi parash “cash”.

Ndërkohë, në operacionin “White” të zhvilluar në Sarandë janë arrestuar dy 20-vjeçarë nga Tirana, Silvjo Hoxhallari dhe Jurgen Hoxha, pasi u kapën në lagjen nr.1 me 23 doza kokainë.

Hetimet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA