Akuza të reja për çështjen “Toyota”. Përplasje Basha-Balla në Kuvend

05/07/2018 11:59

Taulant Balla deklaroi në Kuvend se personat e shpallur në kërkim për çështjen “Toyota” kanë qenë vizitorë të çadrës së demokratëve.

Lulzim Basha ftoi që këta persona të arrestoheshin dhe vijoi me publikimin e të dhënave që, sipas tij, vijnë nga shërbimet partnere.

“Vëllai i personave në kërkim ka qenë me dhjetra herë në çadrën tënde. Madje dyshoj se dy personat në kërkim kanë qenë dhe sponsorizues të shpenzimeve të mirëmbajtjes së çadrës tënde Lulzim”, deklaroi Balla.

Përgjigjja e Bashës ishte kjo: “Derrkuci i Yaris-it harron diçka. Më akuzon se kam dalë me vëllanë e personave që janë pas parave të Toyota-s. E para, nëse është i dyshuar, pse nuk e keni arrestuar deri më sot? Arrestojeni nëse është i dyshuar! Derrkuci i Toyota Yaris-it është i përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazar me Bacën në Selanik. SHISH-in e keni kapur, por të tjerat jo. Jua kanë vënë kryqin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA