Këtë të mërkurë është zhvilluar seanca dëgjimore për vettingun ndaj Alma Bratit, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Në seancë u lexua raporti i ILDKPKI-së, sipas të cilit deklarimi i pasurive të gjyqtares ishte i saktë, nuk kishte fshehje pasurie dhe nuk ka konflikt interesi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hetoi mbi komponentin e pasurisë dhe konstatoi saktësi të raportit të ILDKPKI-së.
Pasuritë e Alma Bratit janë një apartament banimi 101 metra katrorë, blerë në kontratë shitjeje me rezervë 80 mijë euro, për të cilin ka shërbyer kontrata e kredisë 50 mijë euro. Deri në vitin 2016 detyrimi ishte 6 mln, ndërsa nga tezja e saj kishte një hua prej 25 mijë eurosh. Shtëpinë e dytë e kishte në Durrës, 179 metra katrorë, me kontratë shitjeje në vitin 2002, blerë për 1.9 milionë lekë në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin dhe prindërit. Në pasurinë e saj rezulton edhe një makinë Mazda me vlerë 19.500 euro, e blerë me “leasing”.
Sa i përket aftësisë së figurës u depozituan 5 ankesa, të cilat janë kompetencë e gjykatave më të larta dhe jo e KPK-së, siç u vlerësua.
Alma Brati kërkon rikonfirmimin në detyrë, duke theksuar se i qëndron gjithçkaje ka deklaruar dhe ka paraqitur për KPK-në, ndërsa vendimi për të do të jepet të enjten në orën 10:30.
Top Channel