PE, refugjatët kthehen në çështje “larg asaj times”!

04/07/2018 11:17

Në një fjalim emocional dhe me nota kritike në Parlamentin Europian, europarlamentari belg Guy Verhofstadt ka thumbuar krerët e shteteve të Gjermanisë, Austrisë, Italisë dhe Hungarisë.

Epiqendra e të gjithë reagimit të tij në formë sulmi të ashpër, sigurisht nuk kishte si të mos ishte çështja e refugjatëve.

“Skandali i Europës” e quan ai momentin e vështirë që po kalojnë vendet e BE-së për t’i dhënë një zgjidhje konsensuale krizës së refugjatëve dhe emigrantëve që kanë “pushtuar” Europën, teksa u largohen luftrave dhe skamjes në Lindjen e Mesme apo Afrikën e Veriut.

“Salvini nuk i dëshiron refugjatët. Ai kërkon që ata të shkojnë në Gjermani, Austri e ndoshta edhe në Hungari. Por, shoku juaj zoti Salvini, Orban nuk i dëshiron refugjatët. Ai thotë të qëndrojnë në Itali, të shkojnë në Austri, apo edhe në Gjermani. Por ju zoti Seehofer, sigurisht që nuk jeni të gatshëm t’i pranoni. Për ju është më mirë të qëndrojnë në Itali, në Austri apo të dërgohen edhe në Hungari. Por këtu vjen reagimi i Kurz, që nuk dëshiron aspak të ketë refugjatë në Austri. Edhe ky mendon të shkojnë më mirë në Itali, Gjermani apo Hungari”, është shprehur Guy Verhofstadt.

Ky është një turp për Europën, që deri më tani ka gjetur konsensus vetëm të tipit “larg asaj times”. Në fakt, vijon ai, nuk po flitet për emigrantët, por për një krizë politike europiane që maskohet pas emigrantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA