Paniku ishte i madh nga lëvizjet e forta të tokës. Ato janë ndjerë me fuqi mbi 6 ballë në Tiranë. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e panikut.
Ndërsa rrugët e qyteteve afër epiqendrës janë mbushur me njerëzit që kanë dalë të frikësuar nga ndërtesat.
“U ndje goxha dhe zbritëm poshtë”, thotë një djalë.
“Fatmirësisht ishim në katin e tretë dhe nuk i ndjemë shumë lëkundjet. Imagjino sikur të isha në katin e fundit, do të ishte edhe më e frikshme. Tani do të kthehemi mbrapsht sepse mendojmë se situata u qetësua. Shpresojmë të mos ketë lëkundje të tjera”, shprehet një shtetase e huaj.
“Dolëm sepse tërmetet zakonisht përsëriten. Po presim jashtë për momentin
Një video e filmuar nga kamerat e Top Channel në emisionin “Në shtëpinë tonë” është bërë virale tashmë.
“Ne ishim duke regjistruar. Në fillim mendova ta kaloja si situatë, por kur nisën të binin pjatat pas shpinës sime, mendova që të largoheshim. Marrja e zonjës me vete ka qenë instinkt mbrojtës sepse në fakt po mendoja për time bijë që është në kopsht”, shprehet moderatori Florian Agalliu.
Top Channel