Mashtruan me shitjen e apartamenteve, ndalohen dy ndërtues në Tiranë
Operacionin i koduar “Fundi i bulevardit” është finalizuar me sukses nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke ndaluar dy ndërtues.
Policia bën të ditur se personat e ndaluar janë shtetasit Bahri Alla, 42 vjeç dhe Fatmir Kurti, 53 vjeç, të dy banues në Paskuqan. Akuza që rëndon mbi dy personat e ndaluar është ajo e mashtrimit me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, shtetasit e ndaluar, si ndërtues, që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T., një shumë prej 135 mije eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë.
Top Channel