Lajmet kryesore të ditës, 04/07/2018 – 20:00

04/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

TËRMETET NUK NDALEN

Tjetër lëkundje tërmeti prej 3,5 ballë tronditi Tiranën. Sizmologët japin këshilla për të ruajtur qetësinë, dhe të lëvizim ngadalë nëpër ambientet ku ndodhemi.

TËRMETI I SOTËM MË I FORTI NË 5 VJET

Tërmeti i sotëm është më i forti i 5 viteve të fundit, por jo më i forti që ka goditur Shqipërinë. Rekordin e mban ai i vitit 1979, me epiqendër në Shkodër dhe Lezhë.

MJEKËT: PROBLEM NGJYROSJA DHE PËRBËRËSIT

Mjeket flasin pas denoncimit në TCH për bukën e ngjyrosur dhe tregojnë problemet që shfaq ajo në organizëm. Mashtrimi qëndron edhe tek përbërësit.

MASHTRUAN ME SHITJEN E APARTAMENTEVE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Bahri Allën dhe Fatmir Kurtin, të dy ndërtues nga Paskuqani pasi shitën të njëjtin apartament tek shtetas të ndryshëm.

GJATË BOTËRORIT, MË SHUMË BASTE

Fenomeni i basteve gjatë ndeshjeve të Botërorit është dyfishuar dhe të gjitha kompanitë raportojnë se këto ditë xhiro e tyre është dy herë më e madhe se në ditët e zakonshme.

Top Channel