![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cbbf4e63-AP25014724950505_hd-800x450.jpg)
05/02 22:51
“Fsheha dy pistoleta poshtë robdëshambrit. Njërën e kisha blerë në vitin 1970, njëra ishte e tim shoqi. Hyra në dhomë, u përballa me të dhe e qëllova disa herë”.
Ky është rrëfimi ngjethës i një gruaje 92-vjeçare në Arizona të Amerikës, e cila hyri në sallën e gjyqit me një karrocë paralitikësh.
Ana Mae Blessing kishte gjashtë muaj që jetonte me djalin e saj 72-vjeçar dhe të dashurën e tij. Pasi ishte ankuar për mënyrën se si po trajtohej, i biri kishte kërkuar ta çonte në azil.
Tashmë ajo do të mbahet në burg për rrëmbim personi dhe vrasje me paramendim.
Top Channel