Putin-Netanyahu njoftojnë takimin e radhës në Moskë

03/07/2018 20:30

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një komunikate të shpërndarë nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite, ku thuhet se takimi mes dy liderëve do të mbahet të mërkurën e 11 Korrikut.

Netanjahu dhe Putini takohen periodikisht dhe diskutojnë çështjet rajonale, veçanërisht në lidhje me interesat e përbashkëta në luftën civile në Siri.

Shmangia e përplasjeve aksidentale mes forcave izraelite dhe atyre ruse, të cilat që të dyja operojnë në Siri, është gjithashtu një tjetër arsye e takimeve periodike.

Takimi më i fundit mes liderit rus Putin dhe atij izraelit Netanyahu, është mbajtur në muajin Maj të këtij viti, në Moskë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA