May: Vendosja e doganave me BE-në, duhet bërë brenda 2020-ës

03/07/2018 01:11

Kryeministrja britanike Theresa May tha të hënën se ajo dëshironte një marrëdhënie të ardhshme doganore me Bashkimin Evropian, brenda fundit të vitit 2020.

Përpara një takimi të ministrave të Britanisë së Madhe, që do të mbahet gjatë kësaj jave, May tha se zyrtarët kishin hartuar një opsion të ri për mënyrën e trajtimit të doganave me Bashkimin Evropian.

“Unë jam shumë e qartë se ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që në fund të dhjetorit 2020, ne të jemi në gjendje të shohim marrëdhëniet tona të ardhshme doganore”, i tha ajo Parlamentit.

Gjithashtu May theksoi se qëndrimi i Britanisë brenda Zonës Ekonomike Europiane, edhe pas Brexit-it, është një çështje që qeveria nuk e merr aspak në konsideratë.

Liderët e bashkimit Europian po shtojnë presionin ndaj Britanisë së Madhe, që të qartësojë sa më shpejt pozicionin dhe të vijë me një marrëveshje për daljen nga Unioni sa më shpejt të jetë e mundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA