Jezusi mund të ketë përdorur vaj kanabisi për “mrekullitë” e tij. Ky është mendimi i një historiani kontrovers.
Autori David Bienenstock thotë se kanabisi ka qenë shumë i përhapur në Lindjen e Mesme 2000 vite më parë dhe njerëzit e përdornin atë për të shëruar të sëmurët.
Kisha ka përdorur kaneh-bosem, një përbërës që, sipas Bienenstock, ka qenë një ekstrakt kanabisi. Pasi thithej nga lëkura, ky ekstrakt ndihmonte në kurimin e sëmundjeve fizike dhe mendore shumë më përpara se të prodhoheshin në masë ilaçet.
Por shumë historianë e hedhin poshtë këtë teori, duke thënë se provat se kaneh-bosem ka qenë ekstrakt kanabisi janë aq të dobëta sa nuk ia vlen të merresh me to.
“Vaji i kanabisit përdorej në kohën e Jezusit siç përdoret edhe sot”, ka thënë për “Daily Star David Bienenstock.
Top Channel