Austria e gatshme të mbrojë kufijtë nga emigrantët

03/07/2018 22:11

Austria thotë se është e gatshme të zbatojë masa të caktuara mbrojtëse në kufijtë e saj, nëse Gjermania miraton kontrolle më të rrepta për emigracionin, të shpallura të hënën nga qeveria e saj.

Në deklaratën e qeverisë austriake thuhet se Vjena “është gati sidomos të marrë masa për të mbrojtur kufijtë jugorë”, që përfshijnë ato me Italinë dhe Slloveninë.

Austria nuk thotë se për çfarë masash bëhet fjalë. Koalicioni qeverisës i Gjermanisë është i ndarë në çështjen e emigracionit: Partia e kancelares Angela Merkel përkrah një qëndrim më mikpritës ndaj emigrantëve, ndërsa partneri i saj bavarez i koalicionit kërkon kontrolle më të rrepta se kush duhet të lejohet dhe kush jo.

Mosmarrëveshjet kërcënonin ta nxisnin zonjën Merkel për të kërkuar një koalicion të ri ose për të thirrur zgjedhje të reja. Por pas disa orësh negociatash, ajo dhe Horst Seehofer, udhëheqës i Bashkimit Kristian Social dhe Ministër i Brendshëm, thanë se kishin rënë dakord për një plan që funksionon për të dyja palët.

Marrëveshja parashikon krijimin e qendrave të tranzitit ku do të mbaheshin azilkërkuesit ndërsa bëhet vlerësimi i rasteve të tyre. Nëse zbulohet se kanë aplikuar për azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, ata do të kthehen në atë vend ose në Austri, në varësi të marrëveshjes me qeverinë austriake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA