22/11 15:03
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se “Arta Marku pritet të konfirmohet në detyrë sepse i shërben Edi Ramës dhe qeverisë së tij”.
“Arta Marku ka shkelur ligjin duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse ligji ia ndalon këtë”, deklaroi Alibeaj.
“Kemi publikuar dokumenta tronditës se si Arta Marku harroi në burg për dy muaj një qytetar. Ky rast mjafton që Arta Marku të shkarkohej nga organet e Vetting-ut sepse ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të një qytetari”, shtoi Alibeaj.
Në fund, deputeti demokrat tha se “Arta Marku nuk ka integritetin moral për të qëndruar në detyrë” dhe se “procesi i Vetting-ut është në dyshim serioz”.
Top Channel