Akuzohet për përvetësim fondesh, prangoset ish kryeministri malajzian

03/07/2018 16:19

Ish kryeministri Malajzian Najib Razak u arrestua të martën pas akuzave për korrupsion masiv dhe përvetësim të fondeve shtetërore.

Prej më tepër se një muaji, atij i ishte ndalur të dalë jashtë vendit, ndërsa në pronat e ish kryeministrit janë ushtruar një sërë kontrollesh.

Deri tani raportohet se janë sekuestruar prona të Najib, që kapin vlerën e disa milionëve dollarë, ndërsa tani ai do të përgjigjet edhe para drejtësisë, për akuzat e ngritura.

Najib Razak pësoi një humbje të bujshme, gati-gati historike në muajin maj, ndërsa aktualisht vendi drejtohet nga Mahathir Mohamadi, ish këshilltar i Najib.

Kjo u cilësua si një kthesë historike për jetën politike të Malajzisë, një vend që qeverisej prej shumë vitesh nga Najib Razak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA