Arif Lala është një prej dhjetra të rinjve që u trajnuan për të punuar si vrojtues plazhi në prag të këtij sezoni turistik. Arifi ka ditë që endet duke u përballur edhe me arrogancën e shfrytëzuesve privatë të plazheve.

Vija bregdetare e Vlorës numëron rreth 180 plazhe. Asnjë prej tyre nuk ka punësuar një vrojtues që të ruajë plazhistët nga mbytja apo t’u vijë në ndihmë në rrethana të ndryshme.

Për dy muaj, dhjetra të rinj u trajnuan për të dhënë ndihmën e parë në Vlorë, por kullat vrojtuese prej druri mbeten bosh nga Zvërneci deri në Orikum, si në plazhet publike, ashtu edhe në hapësirat e dhëna me qira nga bashkia.

“Nuk ka roje bregdetare. Ndoshta ngaqë edhe turistët nuk kanë ardhur me shumicë nga moti”, thotë një pushues.

Përparim Kamberaj, trajnues i vrojtuesve të plazheve shprehet: “Nuk po e shikojnë të arsyeshme që të punësojnë një vëzhgues. Madje tregojnë mospërfillje në këtë drejtim”.

Angazhimi i një vrojtuesi është detyrim ligjor, por duket se edhe këtë vit kullat prej druri që u ngritën fundin e sezonit të kaluar do të qëndrojnë bosh. Ndoshta, derisa autoritetet të kujtohen për vrojtuesit e trajnuar vetëm në raste fatkeqësish si ajo e Zvërnecit vitin e kaluar, kur humbën jetën 3 të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA