Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një sasi lënde plasëse eksploziv është gjetur në banesën e një punonjësi policie në fshatin Bubq të Krujës.
Konstatimi i eksplozivit në shtëpinë e shtetasit 52-vjeçar, I.D., është bërë gjatë së dielës, ndërkohë që nga hetimet paraprake ka rezultuar se ai është vendosur gjatë natës së 29 qershorit (e premte).
Për fat të mirë, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Hetimet i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “shkatërrim i pronës me eksploziv”, mbetur në tentativë, si dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Top Channel