Java nis me mot të mirë
02/07/2018 09:41
Gjatë gjithë ditës së sotme moti vazhdon me kthjellime në të gjithë territorin e vendit.
Më vonë pasditja dhe orët e mbrëmjes sjellin vranësira kalimtare në zonat malore, kushte të njëjta do të mbeten prezente edhe gjatë natës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtës 20 km/h nga Perëndimi duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e mëngjesit por mesdita sjell rritje me 2°C të temperaturave në territor.
Top Channel