Futbolli është sporti më popullor në botë, e asnjëherë më mirë sesa gjatë një kompeticioni madhor si Botërori, ai merr vëmendjen maksimale nga të gjithë.

Të gjithë, pikërisht këtë duam të theksojmë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për njerëz të zakonshëm.

Në videon bashkëngjitur këtij lajmi, një tifoz shurdhmemec në Brazil ka qenë në gjendje të përjetojë emocionet e Kupës së Botës me ndihmën e përkthyesve.

31-vjeçari Carlos Santana, i njohur edhe si Carlos Junior, ka ndjekur konkretisht fitoren emocionuese të Brazilit ndaj Kosta Rikës, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve.

Edhe në Shqipëri ka qindra fëmijë e të rritur që as nuk dëgjojnë e as nuk shikojnë, por që janë tifozë si të gjithë ne të tjerët. A jemi ne në gjendje të bëjmë diçka, që edhe ata të festojnë së bashku me ne, siç bëjnë miqtë e këtij tifozi në Brazil?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA