Automjeti merr flakë në ecje, dyshohet aksidentale
02/07/2018 09:50
Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të hëne, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet.
Një qytetar ka raportuar në rubrikën “Ti Raporton” pamjet video të xhiruara në ecje e sipër.
Nga të dhënat papraprake dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale, si pasojë e ndonjë defekti të mundshëm në mjet.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave.
Top Channel