![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/8861b2de-ed54-4a24-a99f-fb09cfb690cd_sd-800x450.jpg)
12/02 07:58
Për të katërtin vit radhazi aktivistët e LGBTI dhe policia turke janë përplasur mes tyre në Stamboll.
Edhe në paradën e ditës së sotme situata ka qenë e tensionuar me policinë që ka qenë e vendosur të ndalë paradën, ashtu siç edhe e kishte planifikuar.
Policia u detyruar të përdorte gaz lotsjellës për shpërndarjen e rreth 1000 aktivistëve, të cilët u mblodhën pranë sheshit Taksim.
Pavarësisht nga prania e policisë, pjesëmarrësit e paradës së krenarisë u mblodhën përsëri në pjesë të ndryshme të lagjes Taksim duke bërtitur: “Mos heshtni, thoni me zë të lartë, homoseksualët ekzistojnë”.
Top Channel