Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Dhjetëra zjarrfikës vazhdojnë të përballen me një zjarr masiv dhe që rritet shpejt në zonën e Lancashire në Britaninë e Madhe. Dy zjarre të mëdha u bashkuan në një për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, duke detyruar autoritetet lokale që të shpallin gjendjen kritike.
Policia britanike i kërkoi këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve motorike që të qëndrojnë larg zonës së zjarrit në afërsi të Boltonit. Zjarrfikësve nga i gjithë vendi janë dërguar në Lancashir për të luftuar flakët, ndërsa Britania po përballet edhe më një zjarr tjetër në zonën e Manchesterit.
Dy vatrat bashkë kanë mbuluar zonën me tym dhe hi, arsye për të cilat autoritetet lokale i sugjeruan njerëzve që të mbajnë dyert dhe dritaret mbyllur.
Zjarri në Lancashire, i cili nisi të enjten, shtrihet tashmë në një sipërfaqe prej 5 km katror dhe zjarrfikësit thonë se po përparon shumë shpejt, duke e bërë thuajse të pamundur frenimin e tij.
Policia bëri me dije se ka arrestuar një 22-vjeçar nga Boltoni, pasi dyshohet se zjarri masiv është ndezur me dashje. Fatmirësisht deri tani nuk ka dëme në njerëz dhe prona, ndërsa fauna dhe flora e zonës kanë marrë një goditje të fortë nga flakët.
Top Channel