I përfshirë në disa ngjarje kriminale, arrestohet për armëmbajtje pa leje 31-vjeçari në Korçë/ Kishte qëlluar edhe me kallashnikov drejt një lokali vite më parë
Urgjencat ditore janë shtuar shumë ne Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ndaj çdo të mërkurë ato do të kryhen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që të gjithë e njohin si ish-sanatoriumi. Shefi i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës tregon se si do të bëhet shpërndarja e pacienteve që vijnë nga rrethet.
Për shkak të ngarkesës së madhe që është krijuar në spitalet e QSUT, ku numri i rasteve urgjente është 180 në ditë, ndërhyrjet kirurgjikale çdo të mërkurë do të kryhen në Qendrën Spitalore “Shefqet Ndroqi”, ish-sanatoriumi i Tiranës.
“Çdo të mërkurë, 4 herë në muaj do të kryhen atje ndërhyrjet. Pacientë që vijnë nga rrethet duhet të kenë me vete epikrizën nga spitali rajonal”, shprehet Skënder Brataj, Shefi i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës.
Bëhet fjalë për ndërhyrje urgjente siç janë apandesiti akut, hernie e të tjera. Ndërkohë që nuk do të dërgohen në ish-sanatorium, raste të traumës, e ato gjinekologjike.
Qytetarë të Tiranes dhe ato në rrethe duhet të telefonojnë në numrin 127 për rastet e urgjencave nga ku bëhet më pas shpërndarja e e pacienteve me autoambulanca.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi” janë bërë gati sallat e operacioneve me aparatura bashkëkohore bashke me ekipin e mjekëve që do të kryejnë ndërhyrjet.
Top Channel