Për femrat në të gjithë botën, unaza e martesës është thesari që ruhet për gjithë jetën, një kujtim i ditës kur dy bëhen një.

Por për Victoria Beckham, unaza është e përkohshme. Nga dita kur David i propozoi për martesë në vitin 1998, me një unazë diamanti me vlerë 65 mijë paundë, kanë kaluar 20 vjet dhe bashkë me vitet, janë ndërruar edhe unazat, të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlerë të ndryshme.

Martesa e tyre e kaloi testin e kohës, por për fashionisten Victoria, unaza duhet ndërruar njësoj si rrobat. Nga ajo kohë, unaza e saj e martesës, është ndërruar 14 herë, në një vlerë totale prej 8.9 milionë paund.

Javën e shkuar në Paris, Victoria tregonte me krenari unazën më të fundit të martesës, platin me një diamant gjigand të verdhë, plot 120 mijë paund.

Dhe të tilla, të bukura e të kushtueshme kanë qenë të gjitha, me smerald, rubin, zafir e diamant. Por kjo unazë e fundit ka edhe një tjetër kuptim: për çiftin Beckham nuk ka divorc, përveçse një feste gjigande për 20 vjet martesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA