Shpërthim i fortë në qytetin afgan, 4 të vrarë dhe disa të plagosur

01/07/2018 15:57

Një shpërthim goditi qendrën e qytetit lindor afgan të Jalalabadit të dielën, duke vrarë të paktën katër vetë dhe duke dërguar një re tymi në qiell, sipas raportimeve të Reuters.

Shpërthimi vjen vetëm disa orë pasi Presidenti Ashraf Ghani kishte vizituar Jalalabadin, dhe dëmtoi dyqanet dhe ndërtesat rreth sheshit Mukhaberat në qytet, tha zëdhënësi i guvernatorit Attaullah Khogyani.

Sohrab Qaderi, një anëtar i këshillit provincial të Nangarhar, në kufirin me Pakistanin, tha se së paku katër vetë u vranë dhe gjashtë u plagosën nga shpërthimi, i cila u duk si pasojë e eksplozivëve të fshehur në zonë.

Zyrtarët thanë se numri total i viktimave mund të ketëishte qenë shumë më i lartë, megjithëse pjesa më e madhe e qytetit nuk u bllokua për vizitën e Ghani, i cili nuk ishte në zonën kur shpërthimi ndodhi.

Aktualisht askush nuk e ka marrë përsipër këtë shpërthim dhe hetuesit po punojnë për të arritur në një përfundim. Dyshohet që kjo të jetë vepër e Shtetit Islamik, që ka shtuar prezencën e tij në këto rrethina, kohët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA