Shërbimi shëndetësor publik i Britanisë ka filluar një planifikim të rëndësishëm për të siguruar që barnat do të vazhdojnë të ofrohen për pacientët, edhe nëse qeveria nuk arrin të negociojë një marrëveshje të Brexit me Bashkimin Evropian.
Simon Stevens, shefi ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS), tha se departamenti i shëndetësisë i Britanisë po punonte me kompanitë farmaceutike për të siguruar që nuk do të ketë ndërprerje në furnizim nëse nuk ka marrëveshje me BE.
“Tani ka një punë të gjerë në mes të departamentit të shëndetësisë, pjesëve të tjera të qeverisë, industrisë së shkencave të jetës, kompanive farmaceutike. Askush nuk pretendon se kjo është një situatë e dëshirueshme, por nëse kjo është ajo që ne marrim atëherë nuk do të gjendemi të papërgatitur “, tha Stevens.
BE paralajmëroi Britaninë përsëri javën e kaluar se koha po mbaronte për Kryeministrin Theresa Maj për të negociuar një marrëveshje të pranueshme për daljen nga unioni, pa pasur përplasje me vendet e bllokut.
Top Channel