Teksa punimet për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës janë pezulluar për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve që vërshojnë gjatë fundjavës në qytetin bregdetare, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton rifillimin e punimeve në një tjetër segment.
ARRSH bën me dije se ditën e hënë, ne orën 06:00 të mëngjesit do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin se segmentit rrugor Degëzimi-Vorë- Fabrika e Tullave në kuadër të projektit të mirëmbajtjes.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Bllokimi i aksit rrugor dhe devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 te ditës së hënë datë 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:
1. Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës së Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë Kruja në Doganë dhe do të kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor dhe do të vijojnë sipas destinacionit përkates.
2. Trafiku i mjeteve të renda nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushë Krujë – Kamëz – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durrës.
3. Trafiku i mjeteve të renda nga Jugu, në drejtim të veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” – Kamëz – Fushë Krujë.
4. Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.
5. Transporti i udhëtareve ne të dy drejtimet do të përdorin segmentin e rrugës së aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.
6. Ky devijim do te vazhdoje deri në përfundim te punimeve të rehabilitimit.
Top Channel