Në 10 vitet e fundit vihet re një tendencë në rritje për kirurgjinë plastike në vendin tonë. Mosha varion nga 18 ne 65 vjeç. Ndërsa çmimet, luhaten nga 200 euro një mbushje buzësh, deri në 3000 euro rimodelim gjoksi.

Doktor Besim Boçi tregon se cili është operacioni estetik që has më shpesh tek fëmijët në shërbimin ORL që ai drejton prej vitesh.

“Veshët llapush që sjellin pasoja sociale tek fëmija, mund të kthehet në objekt tallje nga shokët, ndaj ndërhyrja bëhet që në fëmijëri, pa asnjë pasojë”, shprehet kirurgu plastik Besim Boçi
Profesor Boçi tregon se kirurgjia estetike fillon pas moshës 18 vjeç.

“Rimodelimi i hundës është operacioni më i shpeshtë”, thotë kirurgu.

Vendimi merret nga vetë të rinjtë në pjesën më të madhe. Media, rrjetet sociale i shtyjnë të rinjtë të rendin pas operacioneve plastike.

“Unë jam me rezerva për ndërhyrje të caktuara tek 18, 20-vjeçarët, si në gjoks apo në buzë, pasi kanë freskinë e moshës dhe më shumë shëmtohen se zbukurohen”, shprehet ai.

Ka dhe një kategori që nuk dinë se çfarë kërkojnë kur vijnë tek mjeku.

“Më bëj hundën se do gjej punë ose do zë të dashur”, tregon mjeku.

Profesor Boçi tregon vështirësitë për të hequr silikonin që përdorej dikur. “Vijnë raste që mezi i heqin gocave silikonin që injektuan dikur”.

Kirurgjia plastike është kthyer në industri më vete në Shqipëri.

“Vijnë edhe të huaj pasi janë çmime më të lira”.

Doktor Boçi veçon një rast nga përvoja e tij.

“Një burrë 65 vjeç rimodeloi hundën. Nuk i përkiste botës së artit, ishte një njeri i thjeshtë dhe me bëri përshtypje”, tregon mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA