Në Gjermani, sot Dita kundër racizmit ndaj myslimanëve

01/07/2018 10:45

Me një ditë të veçantë një aleancë kundër islamofobisë në Gjermani kërkon të ngrejë zërin kundër racizmit ndaj myslimanëve. Imazhi i islamit nuk është pozitiv, për organizatorët faj ka edhe politika.

Kanë kaluar 9 vjet që farmacistja Marva El-Sherbini nga Drezdeni u vra me 18 thika nga ekstremisti i djathtë, Alexander Wien. Vendngjarja një sallë gjykate në Gjykatën e Landit të Saksonisë. El-Sherbini ishte shtatzënë, edhe fëmija ndërroi jetë. Nina Mühe, përgjegjëse e projektit, „CLAIM” një aleance të re kundër armiqësisë ndaj islamit dhe myslimanëve e kujton mirë tmerrin e asaj dite. „Ajo ditë ka qenë „një ditë kthese.” Në të gjithë Europën, sipas Mühe u bë e qartë se „çfarë formash të tmerrshme mund të marrë armiqësia ndaj islamit.”

Në përkujtim të kësaj dite, CLAIM organizon më 1 Korrik “Ditën kundër racizmit ndaj myslimanëve”. Që në vitin 2015 organizohet një ditë e tillë, e mbështetur nga Ministria Federale e Familjes dhe fondacioni Mercator. Një ditë më e nevojshme se kurrë. Se sa negativ është imazhi i islamit, këtë e provoi një studim i fondacionit Bertelsmann nga viti 2015 dhe një studim i fondacionit Heinrich-Böll nga viti 2016. Gati gjysma e popullsisë gjermane ndjehet „e kërcënuar” nga islami ose „shumë e kërcënuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA