Lajmet kryesore të ditës, 01/07/2018 – 16:00

01/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BSH, VLERËSIM PËR RREZIKUN NGA PASTRIMI I PARAVE
Banka e shqiperise ka kryer per here te pare vleresimin e ekspozimit te bankave te nivelit te dyte dhe instituiconeve te tjera financiare, ndaj rrezikut te pastrimit te parave dhe te te financimit te terrorizmit. Per 2017, 4 banka jane vleresuar me rrezik te larte.

GARDISTIT I JEPET LAMTUMIRA, PALËT VIJOJNË AKUZAT
Gardistit Shkëlzen Qordja iu dha lamtumira e fundit sot ndërsa palët akuzojnë njëra tjetrën. Kryeministri tha se opozita po e përdor vrasjen për të sulmuar ministrin e brendshëm ndërsa opozita I qëndron versionit të ekzekutimit.

URGJENCAT E DITËS: QSUT BËN SHPËRNDARJE
Per shkak te ngarkeses se madhe qe eshte krijuar ne spitalet e QSut, ku numri i rasteve urgjente eshte 180 ne dite ,nderhyrjet kirugjikale si apandesiti akut, hernie etj, cdo te merkure do te kryhen ne qednren spitalore “Shefqet Ndroqi” ,ish sanatoriumi i Tiranes .

KRIMINELI ARRATISET NGA BURGU ME HELIKOPTER
Një kriminel famëkeq është arratisur me helikopter nga një burg në rajonin e Parisit, pasi tre bashkëpunëtorë të armatosur zbritën nga helikopteri në oborrin e burgut. Faid ishte dënuar me 25 vjet burg.

FIFA ME GJOBA “PËR TË GJITHË”
Federata ndërkombëtare e Futbollit merr masa ndaj atyre të Serbisë, Rusisë, Meksikës dhe Marokut, për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjeve në botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA