Lajmet kryesore të ditës, 01/07/2018 – 13:00

01/07/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VDEKJA E SHOFERIT, RAMA SULMON PD
Edi Rama akuzoi opozitën se po përdor vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt për të sulmuar ministrin e brendshëm dhe qeverinë.

HAPET PËRFUNDIMISHT AUTOSTRADA
Kanë përfunduar punimet në autostradën Tiranë-Durrës. 16 ditë pas nisjes së punimeve, ndërhyrja ka përfunduar dhe autostrada rikthehet në shërbim të qytetarëve.

PARIS, MBLIDHET OPOZITA IRANIANE
Opozita iraniane zhvilloi në Paris takimin e përvitshëm, duke mbledhur delegacione nga e gjithë bota. Kryetarja e Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi tha se fitorja është e pashmangshme dhe Irani do të jetë I lirë.

BE, AUSTRIA MERR PRESIDENCËN
Nga sot, Austria merr presidencën e BE-së dhe me këtë për herë të parë e ka kryesinë një koalicion populist i djathtë në Bashkimin Europian. Migrimi do të jetë tema qendrore e kësaj presidence.

BOTËRORI, SOT RADHA E SPANJËS DHE KROACISË
Faza e 1/8 në finalen e botërorit të Rusi vjen sot me dy përballje interesante. Spanja do të luajë kundër Rusisë ndërsa mbrëmja rezervon sfidën Kroaci-Danimarkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA