Koço Vasili që u regjistrua në bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës në vitin 1958 nuk e di sa libra ka lexuar, por kujton se për 60 vjet nuk është shkëputur asnjë moment nga libri.
Ai pranon se roli i leximit është zbehur dhe po ngre pikëpyetje të edukimit dhe Standardit të përgjithshëm kulturor të shoqërisë aq sa vështirë të gjesh më njerëz me të cilët të ndash ato që lexon.
Miqtë e tij të fëmijërisë Zihni Sinani dhe Xhelal Angoni i gjen zakonisht në sallën e leximit të bibliotekës. Zihniu thotë se është dëshpërues fakti qe brezi i ri nuk njeh minimalisht autorët klasikë dhe që ndoshta e kalon fëmijërinë pa lexuar përralla.
Xhelal Angoni është mësues kantoje dhe këngëtar lirik prej vitesh. Shkolla sipas tij është ajo që duhet ta ndalë frymë masive të braktisjes së librit.
Përgjegjësja e bibliotekës Arminda Mevlani pranon se lexuesit nxënës e studentë nuk janë të shumtë, por statistikat e bibliotekës flasin për një rritje të lexuesve mes grave të çdo profesioni e sidomos nënave dhe gjysheve shtëpiake.
Klipi Arminda Mevlani përgjegjëse e bibliotekës
Biblioteka e qytetit të Gjirokastrës është ndër më të hershmet në rajon. Këtë vit ajo festoi 95 vjetorin. Biblioteka numëron mbi 100 mijë ekzemplarë librash dhe rreth 3000 lexues. Këtë vit fondi i librave është shtuar me rreth 150 tituj një pjesë e të cilëve të dhuruar.
Top Channel