Hapet Tiranë-Durrës, përfundojnë punimet në të dy krahët; Fluks në plazh

01/07/2018 19:39

Dita e parë e muajit korrik, ashtu siç u premtua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, e gjen autostradën Tiranë-Durrës të hapur, gati për sezonin turistik.

Punimet në këtë aks rrugor kanë përfunduar brenda 16 ditësh. Por ky nuk është i vetmi lajm i mirë, pasi me ardhjen e korrikut, ka ardhur edhe dielli. Koha për të shkuar në plazh.

Duket sikur vera nisi sot. Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe motin e mirë, kanë qenë të shumtë ata që zgjodhën që t’i drejtohen bregdetit.

Besmiri, që në moshën 10-vjeçare ka shitur misra në Gjirin e Lalzit gjatë sezonit veror. Ndryshe nga vitet e tjera dhe sot 19-vjeçar, thotë se për të ky sezon ka nisur sot.

Nga kjo e diel ka edhe më shumë efektivë policie për të menaxhuar trafikun drejt Gjirit të Lalzit, zonë shumë e frekuentuar gjatë ditëve të nxehta të verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA