Trump sulmon sërish vendet e BE-së, në lidhje me shpenzimet për NATO-n

30/06/2018 01:49

Donald Trump është rikthyer të kritikojë sërish fuqitë e mëdha të Bashkimit Europian, në lidhje me shpenzimet që bëjnë për Organizatën Euro-Atlantike, NATO.

Nga bordi i Air Force One, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha para reporterëve, se Gjermania dhe shtete të tjera të Bashkimit Europian, duhet të shpenzojnë më shumë për NATON.

“Gjermania duhet të shpenzojë më shumë para për NATO-n. Spanja dhe Franca gjithashtu. Nuk është e drejtë ajo çfarë i kanë bërë Shteteve të Bashkuara”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër që në ditët e para shpenzimet për NATO-n, duke thënë se vendet anëtare duhet të japin kontributet e tyre të plota financiare.

Pavarësisht rritjes së raportuar nga krei i NATO-s, Jens Stoltenberg për vitin 2017, duket se presidenti amerikan është sërish i pakënaqur.

Sipas tij, rritja në vitin 2017 i atribuohet në pjesën më të madhe aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe shqetësimeve për militantët islamikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA