SHBA, qindra marshime kundër politikës së emigracionit të Trumpit

30/06/2018 17:20

Grupe që mbështesin emigrantët kanë organizuar qindra marshime proteste në Shtetet e Bashkuara kundër politikës “zero tolerancë” të administratës Trump ndaj emigracionit të paligjshëm.

Një koalicion organizatash me prirje të majtë, thotë VOA, përfshirë grupime që kanë orkestruar marshimet për të drejtat e grave gjatë dy viteve të fundit, u përfshinë në përpjekjet për të koordinuar mbi 600 demonstrata me shpresën se do të tërhiqnin në këtë valë masive tubimesh me qindra mijëra persona. Një mbështetje të fortë ata kanë gjetur sidomos tek nënat që kanë kundërshtuar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufirin me Meksikën.

Marshimet e pagëzuara me emrin “Familjet duhet të jenë të bashkuara” kanë marrë fonde nga një sere organizmash me emër si Bashkimi Amerikan për të Drejtat Civile dhe lëvizja MoveOn.org.

Aktorë të skenës ndërkohë morën pjesë në një koncert bamirësie për të mbledhur fonde për familjet që janë ndarë në kufi. Indinjata që ka shkaktuar administrata Trump me praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufi po shpaloset kështu në formën e saj më të plotë.

Pavarësisht faktit që Presidenti vendosi ta pezullonte këtë strategji, rreth 2000 fëmijë vazhdojnë të mbeten në qendra strehimi dhe ende nuk janë bashkuar me të afërmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA