Forcat izraelite qëlluan dhe vranë dy palestinezë, një prej të cilëve një djalë 14-vjeçar dhe plagosën 415 të tjerë me armë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave përgjatë kufirit me Gazën të premten.
Zyrtarët mjekësorë të Gazës thanë se djali 14-vjeçar, Yasser Abu Al-Naja dhe Mohammad Al-Hamayda, 24 vjeç, u goditën nga plumbat e armëve të ushtarëve izraelitë. Ata shtuan se katër burra të tjerë të plagosur me plumba, ishin në gjendje kritike për jetën.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se trupat kishin përdorur “sasi të mëdha të mjeteve të shpërndarjes së trazirave”. Në disa raste, kur mjetet jo vdekjeprurëse rezultuan të paefektshme, përdoret plumba të vërtetë, “në përputhje me procedurat standarde të operimit”.
Ata thanë se mijëra palestinezë kishin “marrë pjesë në trazira jashtëzakonisht të dhunshme”, duke hedhur një granatë dhe shkëmbinj mbi trupat izraelitë dhe duke djegur goma në gardhin kufitar.
Deklarata e ushtrisë izraelite thotë se vdekja e raportuar e djalit do të hetohet dhe se nëse është e përshtatshme, do të ndërmerren veprime ligjore.
Zyrtarët e Gazës thonë se trupat izraelite kanë vrarë të paktën 135 vetë qëkur filluan protestat javore më 30 mars, të cilat erdhën si një reagim ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, nga ana e ShBA-ve.
Top Channel