24/12 22:50
Kur të gjithë tifozët e futbollit po shikonin ndeshjen Francë-Argjentinë, që u luajt në “Kazan Arena”, një ndeshje shumë interesante po zhvillohej diku tjetër në Kazan.
Të veshura me atlete dhe fustane nusërie, disa femra luajtën futboll duke argëtuar qindra spektatorë.
Vajzat që fituan morën një imitim të Kupës së Botës.
“Unë nuk kisha luajtur asnjëherë futboll, por sot treguam se ky sport nuk i përket vetëm meshkujve”, u shpreh Sharipova, një nga anëtaret e skuadrës fituese.
Top Channel